400 administratorë të rinj shqiptarë brenda 1 muaji do të pranohen në administratën shtetërore në Maqedoni në bazë të konkursit të shpallur sot nga sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohrit. Zv/Kryeministri për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi, thotë se me pranimin  tyre do të tejkalohet shifra që ka qenë e paraparë në fillim të vitit.

Abdylaqim Ademi: “Në këtë mënyrë ne realizojmë për një vit 4 konkurse dhe në shifra kjo do të thotë realizojmë punësimin e 1200 administratorëve të ri shqiptarë dhe kështu japim kontributin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e përfaqësimit i të drejtave .. të shqiptarëve në administratën shtetërore”.

Ademi siguron se në buxhetin e vitit 2009 janë paraparë mjete të mjaftueshme për realizimin e këtyre punësimeve.

Abdylaqim Ademi: “Po në buxhetin e sekretariatit janë paraparë mjete të mjaftueshme financiare për rrogat e të gjithë atyre të punësuar deri më tani”./tvklan.al

Gazetari: Isen Saliu