Qytetarët shqiptarë nga Maqedonia tani 10 ditë me radhë nuk mundtë realizojnë të drejtën ligjore për t’u pajisur me pasaportën në gjuhën Shqipe. Autoritet thonë, se behët fjalë për problem teknik dhe paralajmërojnë tejkalim të shpejtë por pa precizuar datë konkrete.

“Presim këto ditë të na informojnë, na konfirmojnë, se kur do të vijë kontingjenti i dytë me pasaporta biometrik, të cilat veç i kemi porositur para Vitit të Ri. Apeloj që ato që nuk nxitojnë, nuk kanë ndonjë rast urgjent, të presin dhe mos të aplikojnë këtyre ditëve derisa ne të pajisemi edhe me ekzemplarë të rij të pasaportave të reja edhe në gjuhën shqipe”.

Mirëpo opozita akuzon se problemi më pasaportat është edhe një shembull për mospërfilljen e gjuhës shqipe nga ana e autoriteteve maqedonase.

Imer Aliu: “Pas shtetësisë makedonsko për shqiptarët, këta të mjerë po jetësojnë idealet për të fshirë gjithçka shqiptare nga dokumentet personale”.

“Që ta respektojë ligjin dhe të lejojë qytetarëve shqiptarë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese dhe të pajisen më pasaportat në dy gjuhësi”.

Në bazë të ligjit për dokumente personale, qytetarë shqiptarë kanë të drejtë të pajisen me pasaporta dy gjuhësore. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë, se deri tani 200 mijë qytetarë në Maqedoni janë pajisur me pasaporta dy gjuhësore.

Nga Shkupi për Tv Klan, Isen Saliu./tvklan.al