Maqedonia voton sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale. Kandidatet për president janë përfaqësuesi i bllokut qeveritar Gjorge Ivanov dhe udhëheqësi i opozitës nga socialdemokratët Ljubomir Frçkoski. Dy rivalët fituan përkatësisht 35 % dhe 20 % në zgjedhjet e 22 marsit, por jo shumicën e duhur për te marre postin e presidentit. Zgjedhja e kreut te shtetit behet kur në votim marrin pjesë të paktën 40 % të votuesve. Ne Maqedoni, të drejtën e votës e kane 1,8 milionë qytetarë. Krahas presidentit, ne vendin fqinj votohet sot edhe për krerët e disa komunave qe ne raundin e pare arritën ne balotazh. Më 22 mars zgjedhjet u mbyllen ne 34 komuna. VMRO-DPMNE fitoi në 25, BDI në pesë, ndërsa LSDM në katër. Në këtë raund, beteja më e madhe kryhet në Tetovë, Shkup dhe Strugë, ku kandidatët shqiptarë kanë ngritur alarmin për një pasivitet të shqiptarëve gjë që do të çonte në humbjen e këtyre komunave.

Merko: “Këtu qarkullonte fjala se ne dmth maqedonasit se do ta djegin edhe Strugën, por nuk do të lejojnë që kryetar shqiptarë t’iu udhëheqi apo ta udhëheqi Strugën”.

Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim ka lidhur një marrëveshje me partinë në pushtet VMRO-DPMNE- Sipas së cilës, BDI-ja do të mbështesë kandidatët e saj në komunat e Ohrit, Prespës dhe të Shkupit.  Ndërsa VMRO-DPMNE do të mbështesë kandidatët e BDI në Tetovë dhe Gostivar.  Votimet po zhvillohen nën masa të rrepta sigurie për të parandaluar dhunën dhe parregullsitë. Më shumë se 2000 policë janë mobilizuar për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi./tvklan.al