Ministri i Jashtëm Antonio Milososki, shpreson se Maqedonia mund të kapë Shqipërinë dhe Kroacinë për sa i takon anëtarësimit në NATO nëse negociatat me Greqinë për çështjen e emrit do të jenë të suksesshme brenda muajit korrik.

Milososki u shpreh në Parlamentin Europian se për hir të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes europiane, Greqia nuk mund të bojkotojë bisedimet por ndërkohë Maqedonasit nuk heqin dorë nga fakti se të gjitha vendet duhet ta njohin shtetin maqedonas dhe gjuhën kombëtare.

Lidhur me incidentin gjatë procesit elektoral Antonio Milososki, tha se do të hetohen dhe ndiqen penalisht shkaktarët e ngjarjes, por kjo nuk do të thotë se Maqedonia nuk është modeli i mirë i bashkëjetesës multietnike në demokraci. Përsëritja e zgjedhjeve do të vëzhgohet më mirë me qëllim që negociatat për anëtarësim në BE të mos jenë peng i procesit politik u shpreh Milososki në Parlamentin Europian./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj