Deputetët maqedonas dhe njëherë kanë konfirmuar versionin e tyre ndaj potencimit të përbërjes multi etnike të Maqedonisë. Gjatë debatit parlamentar rreth strategjisë kombëtare për zhvillim në negociatave për çështjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë, shumica e deputetëve maqedonas kanë refuzuar amendamentin e grupit parlamentar të demokracisë së re me të cilin kërkohej që në strategji të theksohet edhe fakti se Maqedonia është shtet multietnik.
Për shkak të mos gatishmërisë për pranimin e këtij amendamenti dhe amendamenteve tjera, parlamenti i Maqedonisë nuk ka arritur të miratoj strategjinë kombëtare për mënyrën e zhvillimit të negociatave për emrin. Deputeti Stojana në cilësinë e propozuesit ka kërkuar që shqyrtimi i kësaj iniciative të përlongohet për kohë të pa caktuar.
Imer Selmani: “Fatkeqësisht nuk pranoi propozuesi amendamentin e demokracisë së re që në këtë strategji të ketë edhe një përmbajtje e cila do të reflekton karakterin multietnik të republikës së Maqedonisë. Ne u deklaruam se nuk do të mund ta përkrahim propozim-versionin ashtu siç propozon propozuesi dhe kemi një situatë status kfo që besoj se për neve dhe për shqiptarët në përgjithësi dhe për bashkësitë etnike të tjera, nuk është mirë, por edhe për vetë shtetin nuk është mirë që të bëhet një gabim ku nuk do të prezantohet karakteri real i shteti tonë”.
Lidhur me çështjen e emrit, sot konsultime ka zhvilluar kreu shtetërorë i Maqedonisë. Pas përjashtimit disavjeçar, për herë të parë në këto konsultime ka marrë pjesë edhe një përfaqësues shqiptarë, zv/kryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi.
Antonio Milososki: “Prezenca e Zv/kryeministrit Ademi tregon qasjen serioze të shqiptarëve ndaj zgjedhjes së kësaj çështje. Abdylaqim Ademi, sipërfaqësues legjetimisht shqiptar në qeveri përveç BDI-së përfaqëson edhe shqiptarët e Maqedonisë”./tvklan.al
Gazetari: Isen Saliu