Suedia vlerëson procesin zgjedhor në Shqipëri si një test i maturisë së klasës politike. Ndërsa mbështetje qe në heqjen e vizave të shqiptarëve në hapësirën Shengen si dhe shqyrtimin sa më parë të aplikimit të Shqipërisë si vend kandidat në Bashkimin Evropian.

Në takimin që zhvilloi në Dubrovnik me Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, e cila mban presidencën e radhës së BE-së, Carl Bildt dhe me zotin Robert Cooper, drejtor i përgjithshëm në sekretariatin e Këshillit Evropian.

Ministri Basha informoi zotin Bildt për procesin e formimit të koalicionit të ri qeverisës dhe objektivin e tij themelor integrimin evropian të vendit.

Në këtë kuadër zoti Basha rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për të ecur përpara me të gjitha reformat e domosdoshme për integrimin evropian të vendit.

Ndërkohë zoti Bildt, siguroi Zotin Basha se presidenca suedeze do të mbështesë shqyrtimin sa më parë të aplikimit të Shqipërisë për statusin e kandidatit për vend anëtarë në BE.

Gjithashtu ai u shpreh se Suedia mbështet përmbylljen pa vonesë të procesit të liberalizimit të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptar. Gjatë punimeve të samitit me temë “Imperativo Strategjik të Evropës”, energjia, investimet dhe zhvillimi.

Ministri Basha u takua dhe bisedojë dhe me një numër të madh homologësh dhe zyrtarësh të lartë të pranishëm në samit, si ministrat e jashtëm të Maqedonisë, Kroacisë, Kosovës, Bosnje Hercegovinës.

Zëvendës sekretarin amerikan të shtetit Steinberg, sekretarin e shtetit të Kanadasë, kryeministrat e Kroacisë, Kosovës dhe Malit të Zi të cilët shprehën urime dhe konsideratat e tyre për procesin zgjedhor në Shqipëri dhe fitoren e koalicionit të udhëhequr nga kryeministri Berisha.

Temat kryesore të këtij samiti ishin perspektiva euroatlantike e Ballkanit perëndimor, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit rajonal dhe i bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, energjisë, ambientit etj.

Pjesëmarrësit vlerësuan anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO si një shembull i qartë, se reformat dhe vullneti politik për t’i realizuar ato janë vendimtare në arritjen e objektivave të integrimit euroatlantik të rajonit.

Gjatë samitit u theksua se perspektiva e qartë evropiane e rajonit është domosdoshmëri dhe motiv për të thelluar reformat në këto vende. Liberalizimi i vizave brenda vitit 2010 për vendet e Ballkanit perëndimor u vlerësua si një objektiv i rëndësishëm në rrugën e  integrimit evropian të këtyre vendeve./tvklan.al