Huazimi te Espanyol po rezulton efikas për Marash Kumbullën. Vetëm pak javë i kanë mjaftuar shqiptarit për tu shndërruar në qendërmbrojtësin më të mirë në La Ligën spanjolle. Formë e kurorëzuar edhe me një gol tepër vendimtar në fitoren 2-1 përballë Majorkës.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, 24-vjeçari ka zbuluar shumë nga jeta në Barcelonë, por edhe për atë që dëshiron të bëj në fushën e lojës.

“Jemi në fillim të sezonit, ndihem mirë dhe po luaj. Po gjej qëndrueshmëri, gjë që është shumë e rëndësishme për një sportist. Shpresoj të vazhdoj kështu. Espanjol më kërkoi dhe ndjeva se kishim besim tek unë. Në Itali për një vit e gjysmë nuk e shpreha potencialin tim. Në Spanjë, tifozët të njohin në rrugë, por asnjëherë nuk ndërhyjnë për të bezdisur. Barcelona i përshtatet shumë karakterit tim. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën që të qëndrojë në elitën e futbollit spanjoll. Mendoj edhe për kombëtaren shqiptare. Në fund të sezonit do të shohim se çfarë do të ndodh. Më duhet kohë për të arritur majat”.

Që prej kalimit të tij në Spanjë, Kumbulla nuk ka humbur asnjë minutë lojë në 11 ndeshje radhazi me klubin, por edhe kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi nuk u aktivizua vetëm në sfidën me Gjeorgjinë, ku kombëtarja kuqezi arriti një rezultat historik. 

Klan News