Shqipëri, 11 mars 2024 – Shqipëria po hyn në një epokë të re të novacionit teknologjik, kulinar si dhe të shitjes me pakicë, ndërsa Wolt, platforma e njohur botërisht e teknologjisë dhe e dërgesave, vjen në tregun shqiptar. Wolt do të sjellë një risi në përvojën e të gjithë shiptarëve duke kombinuar teknologjinë, dërgesat e porosive dhe një shumëllojshmëri në fushën e kulinarisë.
Në një lëvizje strategjike, që bashkon përsosmërinë globale të teknologjisë me sharmin vendas, Wolt premton ta lartësojë përvojën shqiptare të dërgesave duke bashkuar standardet ndërkombëtare të shpërndarjes, me shijet botërore dhe ato vendase. Wolt do të kthehet në platformën e preferuar të shqiptarëve, të cilët kërkojnë jo vetëm shërbimin e shpërndarjes, por edhe një eksperiencë të veçantë kulinarie dhe shije.
Përkushtimi i Wolt shtrihet përtej rehatisë; Wolt ka për qëllim nxitjen e një ekosistemi të aktiv vendas. Wolt bashkëpunon në mënyrë aktive me restorantet shqiptare për t’u siguruar që platforma e saj të nxjerrë në pah ushqimin vendas, duke krijuar një urë lidhëse mes identitetit vendas dhe atij botëror.
Si marka e parë ndërkombëtare në tregun e shërbimeve të shpërndarjes në Shqipëri, Wolt prezanton veçori të platformës së saj të cilat janë krijuar posaçërisht për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të përdoruesve. Hyrja e Wolt në vend shënon një moment historik të rëndësishëm në skenën e shërbimit të shpërndarjes, si atë të ushqimeve por edhe në atë të produkteve të tjera shqiptare. Me një reputacion për përsosmëri në shërbim, efikasitet dhe një rrjet të gjerë restorantesh të vlerësuara, Wolt është kthyer në një emër të besuar në të gjithë industrinë botërore të shërbimit të shpërndarjes.
Me sigurinë dhe shërbimin cilësor si parimet kryesore të saj, Wolt siguron që çdo dërgese nuk do të jetë vetëm një shkëmbim, por një eksperiencë.
Për porosine tuaj të parë mund të përdorni kodin promocional TIRANA8 për 800 lekë zbritje.
Kodi është TIRANA8.
Ju vetëm duhet të:
1) Shkarkoni aplikacionin
2) Regjistrohuni me informacionin tuaj
3) Shtoni TIRANA8 në fushën “redeem code”.
Rreth Wolt
E themeluar në Helsinki, Wolt është një kompani teknologjike e njohur për platformën e tregtisë lokale. Misioni i Wolt është të bëjë qytetet vende më të mira për klientët, tregtarët dhe korrierët njësoj. Platforma e Wolt e bën më të lehtë për klientët të porosisin çdo gjë që u nevojitet në një aplikacion, tregtarët të bëjnë shitje shtesë dhe korrierët të bëjnë fitime domethënëse në mënyrë elastike. Për të mundësuar këtë, Wolt zhvillon një gamë të gjerë teknologjish nga logjistika lokale deri te softueri dhe zgjidhjet financiare me pakicë.
Në 2022, Wolt njoftoi se po bashkon forcat me kompaninë me bazë në SHBA DoorDash, dhe që atëherë ka qenë një ekip me DoorDash.
Së bashku synimi është të ndërtojnë platformën më të mirë të mundshme për t’u shërbyer tregtarëve, konsumatorëve dhe korrierëve në tregjet ekzistuese dhe të ardhshme. Dy kompanitë ndajnë një vizion të fortë për tregtinë lokale dhe duke punuar sëbashku mund të arrijnë më shumë për të gjithë aktorët e përfshirë.