Komisionerja e propozuar për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka arritur që të marrë zyrtarisht emërimin nga parlamenti slloven. Komisioni për Çështje Evropiane e mbështeti kandidaturën e saj për Komisionere Evropiane e Zgjerimit, pavarësisht kundërshtimit nga opozita.
Pas votimit Kos theksoi rëndësinë e nisjes se negociatave faktike me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si një hap në funksion të kredibilitetit të BE-së në rajonin tonë.
“Jam shumë e lumtur që më është dhënë fusha e zgjerimit të BE-së, e cila është e rëndësishme për Slloveninë dhe prioritet i Komisionit Evropian. Një fushë ku do të shpreh më së miri kompetencat e mia. Ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor, ne duam përparim dhe hapjen e kapitujve të parë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Po ashtu është një moment i ri edhe për hapjen e kapitujve të rinj për Malin e Zi dhe Serbinë. Nuk mbeten jashtë vëmendjes time Kosova dhe Bosnje e Hercegovina”, tha ajo.
Përpara se të marrë postin e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos do të zhvillojë një seancë dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, ku i duhen të paktën dy të tretat e votave.
Klan News