Piloti i Pramac Racing’s, Jorge Martin fitoi garën sprint të Çmimit të Madh të San Marinos duke udhëhequr që nga nisja e deri në përfundim. Ky sukses i jep mundësi që të thellojë kryesimin në renditjen e përgjithshme të pilotëve.
Ndërsa tifozët vendas shpresonin që të ishte kampioni në fuqi Francesco Bagnaia që do të nderonte skuderinë Dukati, Martin ua prishi festën. Ai kryeson me 26 pikë më shumë se sa italiani.
“Super i lumtur, mendoj se bëmë një punë shumë të mirë. Edhe në praktikë kam pasur vështirësi, ne po përpiqeshim të gjenim përsosmërinë, kështu që ishte e vështirë. Prisja që të luftoja me Pekon, por nuk e mendoja se do të bëja të tillë start. Po përpiqesha të isha super i fokusuar dhe në fund madje kisha një boshllëk në dy xhirot e fundit”, tha Martin.
Bagnaia kishte siguruar ‘pole position’ duke thyer rekordin e Martin më herët, ndërsa nga fillimi nisi një treshe me pilotë italianë.
Por specialisti i sprintit Martin pati nisjen perfekte që në fillim, duke marrë kryesimin në kthesën e parë, me Bagnaia që e ndiqte në vend të dytë.
Në çmimin e madh të San Marinos i pari e nis Bagnaia, i ndjekur nga piloti i Pramac Racing Morbidelli dhe ai i VR456, Bezeki.
Klan News