Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Shkodrën. Një lojë pokeri dyshohet të jetë bërë shkak për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40, një lokal tek kryqëzimi i Dajçit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet gjatë një loje pokeri, 33 – vjeçari Miklovan Parubi ka vrarë me armë zjarri 42 – vjeçarin Arjet Saiti dhe 30 – vjeçarin Gacalin Kopshti.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur A.P. 42 – vjeç, N.M. 35 – vjeç, V.K. 22 – vjeç dhe K.M. 26 – vjeç. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, autori i kësaj masakre njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara.

Aktualisht efektivët e Shkodrës kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë krehjen e zonës në bashkëpunim me F.N.SH-në me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Ndërkohë policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nga kushdo që e konstaton këtë shtetas si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, të njoftojë

129

./tvklan.al