Baret, restorante apo pishinat do të jenë të monitoruara përgjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim plotësimin e kushteve higjeno-sanitare. Në terren për inspektim ka dalë edhe vetë Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila nga Durrësi paralajmëroi zero tolerancë për ata që cënojnë sigurinë.

“Ndër masat e shëndetësisë për një sezon turistik të sigurtë është kontrolli i vazhdueshëm higjieno-sanitar i subjekteve në zonat turistike, proces që e kemi filluar që prej muajit Prill, por po intensifikohet gjatë sezonit dhe jemi të vendosur për të marrë të gjitha masat për të ndëshkuar çdo subjekt që kërcënon shëndetin e qytetarëve, me gjoba deri në mbyllje të aktivitetit”,

u shpreh ministrja.

Si pjesë e masave për një sezon turistik të sigurt, janë edhe çelja e qëndrave shëndetësore pranë plazheve. Në të gjithë vendin janë 26 qendra shëndetësore dhe 17 autoambulanca.

Tv Klan