Edlira Late: “Në bazë të nenit 88 të ligjit numër 97/41 datë 21.05.2007 për arsimin e lartë në republikën e Shqipërisë i ndryshuar. Studentët e regjistruar në një program studimi para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vazhdojnë dhe përfundojnë studimet me të njëjtin program që kanë filluar. Në bazë të nenit 89 të ligjit të arsimin të lartë, këto diploma janë ekuivalente me diploma të integruara të nivelit të dytë. Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës duhet të pajisë sa më shpejt studentët me diploma, në përputhje me përcaktimet e mësipërme të ligjit të arsimit të lartë.”/tvklan.al