Masterat e nivelit te dyte janë hapur ne dy universitete te vendit ne atë te Tiranës dhe atë bujqësor e përkatësisht ne shtatë fakultete te tyre.

Programet e studimeve master i nivelit të dytë do te realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është minimumi një vit.

Edlira Late: “Mund të quhet i kaluar hendeku, dilema, shqetësimi që ka pasur ky grup studentësh për ardhmërinë e diplomave të tyre. Pikërisht kjo paketë programe studimi të diplomave të nivelit të dytë DND, master të nivelit të dytë, si dhe doktoratura, do të thotë që studentët shqiptarë kanë në duart e tyre një listë të gjatë programesh studimi, nga të cilat mund të zgjedhin dhe mund të vazhdojnë studimet e tyre të mëtejshme”.

Ndërkohë sipas shefes se kabinetit Edlira Late edhe tarifat nuk kane ndryshuar nga një vit me pare.

Edlira Late: “Këto tarifa janë krejtësisht të përballueshme. Në krahasim me vitin 2008 nuk ka asnjë lloj rritje. Edhe për programet e ciklit të dytë për të cilat ka një kosto të veçantë janë ruajtur këto politika sociale për të gjitha kategoritë e studentëve duke respektuar dhe nëngrupet brenda kësaj kategorie.”

Këto programe studimi zhvillohen në vitin akademik 2009-2010./tvklan.al