Edlira Late: “Ministria e Arsimit njofton se kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3, të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për të tu regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2009-2010. Kandidatët të cilët janë përfshirë në listat e fituesve, por nuk kanë mundur te regjistrohen në institucionet publike të arsimit të lartë si dhe kandidatët të cilët janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2009-2010, por nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi. Kandidatët e përcaktuar si më sipër duhet të paraqiten në drejtoritë rajonale ose zyrat arsimore deri në datën 16 Tetor 2009, ora 18, për të bërë kërkesën për plotësimin e formularit A3.”/tvklan.al