Edlira Late: “Pas negociatave që u zhvilluan gjatë gjithë ditës mes grupit të punës së ministrisë dhe studentëve, u arrit të gjendej një zgjidhje për formën e diplomës e cila është plotësisht konform ligjit të arsimit të lartë. Studentët e pranuan këtë zgjidhje dhe e ndërprenë grevën rreth orës 23:00 të ditës së djeshme. Çdo spekulim se kjo formën e diplomës nuk është në përputhje me ligjin, është keqdashës, dezinformues dhe një mungesë respekti ndaj investimit që kanë bërë studentët së bashku me familjet e tyre për të kurorëzuar me sukses studimet universitare. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, shpreson në vazhdimin e këtij bashkëpunimi me rektoratin e Universitetit të Vlorës për të mbyllur në kohë regjistrimin përfundimtar të maturantëve fitues në programet e studimit të këtij universitetit sipas listave të shpallura nga agjencia kombëtare e pranimeve në institucionet e arsimit të lartë”./tvklan.al