Në urbane dhe në rrugë nuk mbahet distanca

Lëvizja në një zonë të populluar, pa maskë dhe aspak në distancë me njëri – tjetrin nuk duket të jetë një shqetësim për qytetarët.

Biseda vijon deri sa përballë shfaqet kamera. E rëndësishme për një pjesë të kryeqytetasve nuk është të ruajnë shëndetin, por policinë se mos afrohet të vendosë gjoba.

“Nuk e mbaj sepse më zë frymën, më bezdis, po ja se do e vendos tani”.

-Jeni gjobitur ndonjëherë duke qenë se nuk e mban?

“ Jo, nuk më ka rastisur ende”.

Por nuk kanë qenë kaq me fat 7877 qytetarë të tjerë të cilët janë gjobitur nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake nga 15 Tetori deri në 27 Tetor.
Po nëse pjesa më e madhe e kryeqytetasve e kanë një maskë, distancë thuajse nuk mbahet masivisht.

Nëpër banka, radha pritet thuajse ngjitur me njeri tjetrin. Urbanët janë të stërmbushur në orare të caktuara të ditës. Lëvizja në grupe ndodh edhe në rrugë.


Ekspertët e shëndetësisë këshillojnë që mbajtja e një maske duhet të shoqërohet me distancën e duhur fizike, po në një kohë kur kurba e infektimeve lajmeron një valë të dytë, qytetarët nuk i shmangen ende grumbullimeve. E në këtë mes i vetmi i fituar nga pakujdesia është virusi.

Tv Klan