Propozimet në Premier League për protokollin e sigurisë

Futbolli anglez po përgatitet për rinisjen, duke studiuar edhe protokollin e sigurisë në kushtet e Covid-19.

Mes propozimeve që do të diskutohen nga klubet e Premier League është edhe ai që të mbahet maskë gjatë të gjithë kohës së stërvitjes. Kjo shikohet si masë e domosdoshme dhe natyrisht kryerja e kotrolleve 48 orë para nisjes së përgatitjeve.

Topat dhe të gjithë pajisjet që do të përdoren nga futbollistët dhe stafi do të dezinfektohen, ndërsa nuk do të lejohen masazhet. Rigoroze do të jetë edhe mënyra e parkimit automjeteve që do të qëndrojnë në largësi nga njëri-tjetri.

Fillimisht do të zhvillohen stërvitje me nga 5 lojtarë, diçka të tillë po e kryejnë edhe tek Arsenal, ekip që ka ditë që ka zbritur në fushë. Në Angli duan të tregohen rigorozë në kushtet e përcaktuara për të rinisur ndeshjet në Qershor.

Tv Klan