Mungesa e energjisë elektrike në materniteti e Krujës është vënë re ndjeshëm kohë e fundit. Në kundërshtim me urdhrat e KESH-it ky institucion është i detyruar të vuaj mungesën e energjisë ashtu sikurse të gjithë konsumatorët e tjerë.
Përveç ndërprerjes së energjisë në këtë maternitet problem shqetësues është edhe ai i ngrohjes. Kaldajat janë instaluar dhe janë në gjendje të mirë por ato nuk funksionojnë. 40% e ambienteve të këtij spitali, prej vitesh janë kthyer në magazina mallrash.
Kjo ndodh në një kohë kur në këtë spital mungon reparti i vizitave si dhe ai i pranimit të pacientëve. Shefi i shërbimit të këtij materniteti, Pashkë Mjeshtri shprehet i pakënaqur për këtë gjendje.
“Ka të meta në materialet e buta, batanije, jastëk, çarçaf. Lavanderia s’punon fare prej vitesh, kështu që kemi kushte shumë të vështira. Gjatë gjithë vitit, ngrohet apo nuk ngrohet materniteti dy herë sa për justifikim”./tvklan.al