Makinat e vjetra, kryesisht të modelit “Renault” dhe gjithçka e lidhur me automobilistikën kanë magjepsur koleksionisten Rejna Kulla. Veç stampave të makinave, ajo zotëron leje të vjetra qarkullimi, kontrolle mjekësore që kryenin shoferët dhe matësin e kilometrave.

Rejna Kulla: Kjo tregon që në atë kohë, edhe atëherë dikush ka pasur mundësi që të lëvizte me mjet privat.

Agida Koçi: Dhe në Berat?

Rejna Kulla: Dhe në Berat sepse okupacioni italian ka pasur kolonelët e vet edhe në Berat. Pastaj, një të fundit mund të tregoj një patentë shumë të vjetër që është e babait tim duke qenë se babai im ka qenë një shofer i parë i delegacioneve të shërbimeve qeveritare.

Agida Koçi: Ndaj është ajo…

Rejna Kulla: Sigurisht sepse edhe babai, edhe bashkëshorti, bashkëshorti një inxhiner mekanik ndërsa babai shofer profesionist i shërbimeve qeveritare. Në kroskotin e tij ndodhej gjithmonë kilometriku i prodhuar në Shqipëri.

Katerina Trungu: Kalendar vjetor.

Rejna Kulla: Kalendar vjetor i çdo qyteti nga Tirana kur udhëtonin në çdo rreth dhe aty janë kilometrat origjinalë siç kanë qenë me rrugët e vjetra në atë kohë./tvklan.al