Komisioni-LigjeveKomisioni i Ligjeve ka rrëzuar vetëm me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për emërimin e Alaudin Malajt si anëtarë në Gjykatën e Lartë.

LSI abstenoi ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në mbledhje. Sipas mazhorancës në përzgjedhjen e kësaj kandidature nuk janë ndjekur kriteret e përcaktuara në ligj.

Por edhe vetë Kuvendi duket se shkeli të gjitha afatet ligjore që e detyronin të shprehej për dekretin e Presidentit të Republikës. Dekreti duhet të shqyrtohej brenda datës 5 Maj. Presidenti nxorri dekretin më 10 Mars dhe sipas rregullores së kuvendit në nenin 111 pika 6, ai duhet të merrej në shqyrtim brenda 8 javëve por kjo nuk ndodhi.

Shkelja e afateve u pranua më heret edhe nga vetë kryetari i Komisonit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ndonëse ai u mundua ta justifikojë me informacion shtesë për kandidaturën e zotit Malaj.

Tashmë i takon seancës plenare të shprehet me votë për dekretin e Presidentit.

TV KLAN