Pas daljes nga monitorimi i plotë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe kalimin në nivelin e dytë, atë të dialogut postmonitorimit është mbajtur sot në Tiranë për herë të parë mbledhja e Komisionit për Respektimin e Detyrimeve dhe Angazhimeve nga Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës.
“Interesi i shfaqur përmes pyetjeve i eurodeputetëve preku disa hallka të qeverisjes në tre pushtete. Një prej të cilave dhe reforma në drejtësi dhe rezultatet e arritura nga vettingu, proces që po përdoret si model dhe nga Moldavia.”
Në emër të qeverisë ministri Balla foli me shifra konkrete për rezultatet e vettingut që përmbyllet në fund të këtij muaji.
“Nga rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë afro 350 janë përjashtuar nga drejtësia pas procesit të vettingut. Reforma përfshirë vettingu ka treguar që janë të rëndësishme në rritjen e integritetit, pavarësisë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë.”
Një tjetër eurodeputet ishte i shqetësuar për rolin e opozitës në parlament pasi në mbledhjen e fundit te asamblese parlamentare përfaqësuesit e saj mungonin. Kryeparlamentarja i siguroi se opozita aktualisht është aktive pavarësisht retorikes së egër që ka përdorur herë pas here dhe se roli i saj është i pazëvendësueshëm për jetën parlamentare dhe integrimin europian.
Tv Klan