Nuk ndalen tubimet masive të opozitës në Bjellorusi
Edhe pse kanë kaluar mbi 2 muaj nga rizgjedhja e Aleksandër Lukashenkos si president i Bjellorusisë, rezistenca popullore është si në ditën e parë.
Edhe fundjava që kaloi shënoi përleshje mes manifestuesve opozitarë që kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve dhe forcave qeveritare. Vëmendjen e mediave, këtë herë e tërhoqi rekordi i të arrestuarve, mbi 1100 brenda një dite.
Grupet e aktivistëve opozitarë thonë se që prej Gushtit, në pranga kanë rënë mbi 25 mijë aktivistë të opozitës, një shifër jashtëzakonisht e lartë. Megjithatë, Aleksandër Lukashenko nuk ka ndërmend të lëshojë pe.
Analistët thonë se situata politike në vend po ekstremizohet për shkak të protestave opozitare që nuk ndalen, në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, kur ato nuk kanë zgjatur kaq shumë.
Ngërçi ku e kanë futur protestat ekonominë bjelloruse mund të bëjë që Lukashenko të mos rezistojë deri në zgjedhjet e radhës pas 5 vitesh.
Tv Klan