Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri pas vlerësimit të specilasitëve i janë shtruar 1003 objekte, ku më të fundit që janë listuar është Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult dhe Muzeu i Bankës së Shqipërisë.
Instituti i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, pranon se ky është një proces që kurrë nuk përfundon, ndonëse pak kompleks, për shkak të shtrirjes gjografike dhe ndërveprimit ndërinstitucional.
Veç procesit të regjistrimit, i rëndësishëm për të kuptuar gjendjen dhe mirëmbatjen e pasurive është edhe procesi i përditësimit për objektet i cili ka nisur.
Që në 1995-ën ka nisur procesi i regjistrimit të pasurive, i cili përditësohet çdo vit, nga ku rrjedhimisht evidentohen ato objekte që humbin apo vidhen. Në 29 vite rezultojnë të humbura/ vjedhura 2384 objekte.
Tv Klan