Sali Berisha: “Rendi i ditës ka një seri çështjesh ndryshime në Kodin Penal, ndryshime të cilat janë të domosdoshme të na ndajnë njëherë e mirë nga pushtimi, zaptimi i pronës së tjetri. Të na ndajë njëherë e mirë nga dhunimi i ligjeve të territorit, të na ndajë njëherë e mirë nga skllavëria, nga përdorimi i krerëve të punës si skllevër në një vend të lirë. Shpresoj që të na ndajnë njëherë e mirë nga abuziviteti me ujin, me energjinë. Besoj se këto ndryshime në kodin penal do të kenë mirëkuptimin më të madh nga publiku shqiptar, forcat politike. Do të jenë debat i diskutimeve këto gjëra në parlament, por mendoj se ndryshimet i ka imponuar tërësisht koha e cila kërkon çdo ditë e më shumë Shqipëria ndër ligje.”/tvklan.al