Ndalim qarkullimi për automjetet në zonën e ish-Bllokut dhe vendosja e trarëve elektrik për bllokimin e kalimit të tyre është cilësuar i kundraligjshëm nga drejtori i KESH-it Gjergj Bojaxhi, gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak. Edhe pse jo në rendin e ditës Bojaxhi ka kërkuar kthimin e kësaj rruge në gjendjen e mëparshme deri në momentin që këshilli do ta shqyrtojë këtë projekt dhe do të marrë një vendim për të.
Gjergj Bojaxhi: “Është e papranueshme që sot qytetarët e Tiranës të pengohen të kalojnë një rrugë, sepse ekzekutivi i bashkisë ka vendosur kështu kur nuk e ka këtë mandat. Kështu që do t’i kërkoja ekzekutivit të bashkisë t’i ulte ato trarët vertikal, t’i linte makinat dhe kalimtarët të kalonin dhe me mbledhjen e ardhshme meqë studimi qenka gati, mundësisht ta bëjmë dhe javës tjetër, ta kalojmë studimin ta miratojmë dhe të bëjmë jo një rrugë po 10 rrugë në gjendje të tilla.”
Ndërkaq kryetari i këshillit bashkiak ka propozuar që në rendin e ditës të futet edhe projekti social të mësojmë duke vepruar që ka të bëjë me shkollat verore që do të marrin pjesë fëmijë nga 10 shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit. Mbledhja e këshillit është shoqëruar e debate që me miratimin e rendi të ditës. Një pjesë e anëtarëve të këshillit kërkuan që pikat 1, 2, 3 dhe 4 të shtyhen për shqyrtim mbledhjen e ardhme. Këto pika trajtonin privatizimin e truallit dhe banesave për disa shtetas./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami