Sali Berisha: “Kalimi në pronësi të trojeve, të cilat në një absurditet të hershëm janë quajtur troje në përdorim, pronar. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave do t’u regjistrojë pronarëve oborrin dhe truallin e tyre mbi bazën e dokumenteve të pronësisë që disponojnë. Sikundër do t’u japë kundrejt një vlerë të caktuar edhe truallin dhe oborrin të cilët ata kanë marrë nga troje publike nga qeveria vite më parë. Edhe ky është një hap i rëndësishëm në drejtim në reformën e pronësisë sepse ka qenë një standard absurd që merr fund me shpejtësi. Ka interesuar kryesisht të jemi realist këtu, ka interesuar më së shumti banorët autoktonë. Qeveria vendos të përballojë interesat e kredive për 6 mijë apartamente, nga të cilat 3 mijë janë familjet që banojnë në shtëpi jo të tyre, por të pronarëve. Sipas regjistrave ky përbën dhe kontingjentin më të gjerë të të pastrehëve duke krijuar mundësinë e sistemit të tyre në shtëpi nëpërmjet kredisë pa interes. Qeveria së pari zgjidh një problem madhor strehimin në vend dhe u rikthen shtëpitë, u krijon pra të gjithë kushtet ligjore për zbatimin e ligjit , rikthimin e banesave tek të zotit e tyre. 3 mijë apartamente të tjera janë në përputhje me një premtim solemn timin dhe të qeverisë për 4 mijë apartamente gjatë këtij mandati. Nuk mund të injorohet dhe koincidenca tjetër pozitive, koincidenca pozitive sepse kjo përbën një bonus të fuqishëm për ndërtuesit shqiptar. U nxituan dhe mbetën të zhgënjyer ata që recituan si të pa mbajtur premtimin tim. Le të shkojnë ti gjejnë pak banesat sociale të kryetarit me korrespondencë të bashkisë.”/tvklan.al