Sali Berisha: “Janë rreth 6 mijë familje të tjera që miratohen për legalizimin e banesave. Qeveria çdo javë gjatë dy muajve të fundit ka miratuar së paku 5-6 mijë banesa për legalizim. Është emergjente të vijë vendimi, të mërkurën tjerr unë dua vendimin e përdorimit të letrave me vlerë. U kërkoj mirëkuptimin qytetarëve … vendim i sigurt donte një kohë të caktuar, por vendimi do tu njohë atyre plotësisht dhe tërësisht të drejtën që 80% të vlerës ta paguaj me letra me vlerë. Kjo është së pari një mbajtje e premtimit tonë ndaj disponuesve të letrave me vlerë. Së dyti është një lehtësim për të gjithë ata të cilët legalizojnë objektet dhe e kanë mirëpritur shumë. Vendimi u njeh të drejtën edhe atyre që kanë paguar me para, të blejnë letrat me vlerë, të shkojnë të derdhin 80% të letrave me vlerë dhe të marrin paratë.”/tvklan.al