Sali Berisha: “Kjo ditë vlen për shqiptarët, sot e tutje, nuk mund të jetë më ditë e Nastradinit, por do të jetë ditë e integrimit.”

E ka nisur nga një besim i vjetër popullor që e lidh 1 prillin me ditën e gënjeshtrave për të treguar se tashmë shqiptarët mund të shënojnë në kalendar një të vërtetë. Besimi që blloku 27 i dha Shqipërisë duke shënuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes së stabilizimi asocimit. Një fakt që kryetari i qeverisë e nënvizoi si shpërblim për reformat dhe jo vetëm. Zbatimi i detyrimeve që rrjedhin pas këtij momenti përbëjnë angazhimin qeveritar.

Sali Berisha: “Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së hyn në një erë të re. … e këtij vendi që me reformat e ndërmarra të bindin dhe të meritojnë votëbesimin e 27 vendeve anëtare. Tani me hyrjen e kësaj marrëveshje në fuqi do të dëshmojë seriozitetin më të madh në implementimin e përpiktë të të gjitha klauzolave të saj. Çdo shtyrje e tyre absolutisht veçse shtyn dhe vonon procesin e progresit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt BE-së. Në mbledhjen tjetër ne do të bëjmë një analizë objektiv për objektiv të çdo ministrie.”

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit konsiderohet një dritë jeshile edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptar. Proces ky që deri vonë dhe nga pajisja e qytetarëve me karta dhe pasaporta elektronike.

Për këtë arsye kryeministri i ftoj shqiptarët të pajisen me letërnjoftime të reja, jo vetëm si detyrim për të votuar, por dhe lëvizur lirisht në hapësirën Shengen. Në mbledhjen e qeverisë kryeministri i kushtoi rëndësi dhe taksave mbi biznesin e vogël për shkak të vendimmarrjes për rritjen e tyre brenda një kufiri maksimal deri në 10%.Vendimi i paralajmëruar pak ditë më parë ka nxitur përplasjen e radhës politike.

Sali Berisha: “Ky veprim i ndërmarrë me shpejtësi nuk ka absolutisht asnjë lloj tendiciozitetit politik dhe unë u çudita me reagimin, do ta quaja të pa studiuar të kryetarit të bashkisë së Tiranës, sepse të jem i sinqertë nuk kishte synim që ti drejtohej atij që i rri miza nën kësulë. Por kishte qëllim që tu drejtohej të gjithë qeveritarëve vendor.”

Kryeministri e shpalli këtë vendim si të nevojshëm për të mbrojtur biznesin e vogël nga abuzimi.

Sali Berisha: “Taksë apo tarifë ato janë para dhe unë nuk jam që të mos kenë të drejta për tarifa, por qeveria i ka lejuar vetes totalisht vetëm 10% mbi tatim fitimin, totalisht vetëm 10% mbi të ardhurat personale. Nuk po bëjmë asnjë arbitraritet, por po u vendosim atyre atë kufi që u kemi vendosur vetes sonë. Nuk është e ndershme, është e pandershme të spekulosh mbi tatimfitimin është interesi më i mirë i biznesit të vogël të tatimfitimit, sepse është mekanizmi i cili u jep mundësi atyre të rimbursohen në fund.”

Duke folur për taksat kryeministri sulmoi atë që e cilësoi ide feudale të kryebashkiakut Edi Rama për të vendosur një tatim prej 18 mijë lekësh të vjetra për çdo kamion, mikrobus dhe autobus që hyn në Tiranë.

Sali Berisha: “Ky është një regjim i vizave, e pa shpallur. Kjo ka ndodhur në kohën e principatave, edhe atë 1 euro qe patëm vu e kemi hequr për vizat për hyrjet në Shqipëri. Por prandaj donte Zogu i zi ashtu, po, po, po ju them unë ju tani del …./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi