Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka vijuar turin e takimeve me bazën në kuadër të mbledhjeve të Asamblesë Rajonale të republikanëve. Gjatë diskutimeve me krerë të asamblesë republikane në Qarkun e Dibrës, Mediu ka theksuar, se kjo parti duhet të konkurrojë në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës me kandidatura të cilat gëzojnë jo vetëm mbështetje në elektorat por edhe në grupet e interesit.

Fatmir Mediu: “Dhe unë mendoj që ka ardhur koha që e djathta, patjetër duhet të gjykojë në radhë të parë si duhet të organizojë vetveten. E kemi provuar që vetëm duke qenë të bashkuar në radhë të parë me njëri-tjetrin dhe pastaj me qytetarët, me ide dhe principe të qarta ne kemi rrugën drejt së ardhmes. Në qoftë se do ndahemi brenda vetvetes, në qoftë se do e shikojmë në interesa klanore, në qoftë se do ta shikojmë në interesa partiake të veçuara të së djathtës. Ne asnjëherë nuk kemi për të ndërtuar të ardhme as për veten tonë dhe as për qytetarët.”

Kreu republikan u shpreh se reformat e nisura nga mazhoranca aktuale, duhet të marrin sërish besimin e shqiptarëve për t’i finalizuar me sukses ato në një tjetër mandat qeverisës./tvklan.al

Gazetar: Neki Feta