Aleatët e Partisë Demokratike i përcaktojnë forcës më të madhe që qeveris vendin, afate për të mbledhur koalicionin. Sabri Godo president nderi i republikanëve thotë për Klan, se koalicioni është i pa orientuar dhe në këtë situatë PD nuk po përcjell ende asnjë sinjal për ndonjë tryezë të mundshme.
Sabri Godo: “Duket sikur ka neglizhencë, ose le të themi ka një vetëbesim të tepruar se e kemi të fituar. Le të them që e shumta brenda 15 nëntorit duhet doemos të komunikojnë partitë e djathta me njëra-tjetrën.”
Kodi elektoral duket të jetë një nga pikat e diskutimit në kushtet kur republikanët, shprehen për përcaktimin e një sistemi proporcional kombëtar në të kundërt
Sabri Godo: “Po të bazohemi me këto që janë fol deri tani lidhur me zgjedhjet rajonale, atëherë unë them që në njëfarë mënyrë do të shkojmë prapë te dushku dhe kjo është shumë e rrezikshme.”
Godo flet dhe mbi zhvillimet më të fundit politike, ku disa aleatë të djathë kanë qëndrime të paqarta lidhur me koalicionin. Pikërisht ky është një nga momentet që qe duhet të sqarojë PD në thirrjen e tryezës.
Sabri Godo: “Tani duhet të hidhen kartat në tryezë. Çdo të bëjë kjo PDI-a që duket si e gjinisë asnjanëse, dur nuk është as këtej as andej, në çdo rast do shkonte me atë që fiton zgjedhjet. Është një politikë e saj që ka funksionuar deri tani. Në këtë tryezë duhet të sqarohet pozicioni i secilit. Është për një program të përbashkët të së djathtës që duhet të ndërrohet në zgjedhje. Pastaj secila parti duhet të ndjekë profilin e vet, kjo është një çështje tjetër.”
Godo thekson se koalicioni brenda një kohe të shkurtër, periudha më e mirë mesi i muajit nëntor duhet të përcaktojë një platformë të qartë për zgjedhjet.
Presidenti i Asamblesë Republikane lidhi këtë më përfundimin e punës nga komisioni për reformë zgjedhore. Mandati i të cilit është parashikuar të përfundojë në 31 tetor./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi