Pavarësisht rrugëtimit jo të mirë të Kroacisë në europinin që sapo u mbyll, disa prej lojtarëve të saj kanë “përfituar” për të treguar cilësitë ë tyre dhe për të siguaruar kontrata me ekipe me të mira.

Një prej tyre është dhe mbrojtësi Martin Pongracic. Fiorentina ka konfirmuar nënshkrimin me Marin Pongracic nga Lecce.

Lojtari i përfaqësuese kroate i bashkohet toskanëve për një tarifë transferimi të raportuar prej 15 milionë euro plus shtesa prej 1 milionë euro.

“ACF Fiorentina ka njoftuar nënshkrimin e Marin Pongracic në një transferim të përhershëm nga Lecce i SHBA-së,” tha Viola në një deklaratë.

“Pongracic ka lindur më 11 shtator 1997, në Landshut, Gjermani. Përveç përfaqësimit të Leçes, ai ka luajtur për Salzburg, Borussia Dortmund dhe Wolfsburg. Mbrojtësi ynë i ri gjithashtu ka luajtur dhjetë herë nga ekipi kombëtar i Kroacisë dhe ka qenë pjesë e skuadrës së vendit të tij në Euro 2024”.- shkruhet në deklaratën e klubit.

Pongracic ishte në prag të bashkimit me klubin francez Rennes, por Fiorentina “rrëmbeu” ofertën e tyre pasi dërgoi Nikola Milenkovic tek Nottingham Forest.

/tvklan.al