Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kaçurri, bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Arsenalit. Futbollisti 18-vjeçar u aktivizua nga stoli në sfidën që “Topçinjtë” fituan në Kupën e Anglisë ndaj Bolton, me rezultatin 5-1.
Lojtari kuqezi, u aktivizua në minutën e 70-të, në vendin e mbrojtësit italian, Calafiori. Një moment i veçantë për Kaçurrin, që është pjesë e të rinjve të Arsenalit, ndërsa tani bën edhe debutimin me ekipin e parë.
Mbrojtësi ishte grumbulluar nga trajneri Arteta, që nga derbi me Tottenhamin, por pa arritur të bëjë debutimin, i cili ndodhi në Kupë. Kaçurri ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U-17 me të cilët ka luajtur dy ndeshje, ndërsa numëron edhe pesë aktivizime me Shqipërinë U-19. /tvklan.al