Milani u ndal në transfertë nga Cagliari, me sfidën që u mbyll në një barazim spektakolar 3-3. Në këtë sfidë, bëri debutimin në Serie A, shqiptari Alen Sherri, i cili ishte titullar në portën e skuadrës nga Sardenja.
Vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë, pasi kaluan në avantazh që në minutën e 2-të. Megjithatë dopieta e Leao-s në minutat 15-të dhe 40-të, bëri që Milani ta mbyllë pjesën e parë në avantazh.
E dyta nisi sërish me gol për Cagliarin, që barazoi në minutën e 53-të me Zappa, para se Abraham të rikthente avantazhin e miqve në minutën e 69-të.
Golin vendimtar e shënoi Zappa, i cili vulosi takimin në 3-3 në minutën e 89-të. Me këtë barazim, Milan mban vendin e shtatë me 18 pikë, ndërsa Cagliari mban vendin e 16-të me 10 pikë. /tvklan.al