Sulmuesi Victor Adebayzo, ka pësuar një nga dëmtimet më të pazakonta në futboll. Një teshtimë e fortë, i ka shkaktuar nigerianit probleme në shpinë dhe në gjoks.  

Adebayzo ishte projektuar titullar te Bolton, në Ligën e Dytë angleze, për ndeshjen e skuadrës së tij, por është larguar nga grumbullimi.

Lojtari ka ndjerë dhimbje në shpinë dhe gjoks, me shkakun që është një teshtimë e fortë.

Kjo u konfirmua edhe nga trajneri Ian Evatt, i cili deklaroi: “Victor pësoi një dëmtim të keq në shpinë. Kjo ndodhi nga teshtima e fortë. Besojeni ose jo, por kjo është e vërteta.”

Sipas trajnerit, lojtari ndjeu një çarje mes brinjëve të tij pas teshtimës, por gjithçka do të qartësohet pas vizitave të detajuara mjekësore. /tvklan.al