Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Rexhep Mejdani,Aleksandër Meksi, janë top lista e politikanëve që do të dëshmojnë sot pasdite në komisionin e fajdeve lidhur me vendimet, deklaratat apo influencat që ata kanë pasur në fenomenin fajde.

Bashkim Fino:“Ne kemi një ligj të hetimeve që duhet ta zbatojmë, çdo njeri që kemi thirrur dëshmitar kemi thënë fletë thirrjen dhe objektin se pse e kemi thirrur. Edhe për këta zotërinjt që thamë më përpara, degjuam disa argumenta nga zoti Mustafai për të cilat ishin dhe gjëra konkrete, përshëmbull për Nanon tha se ka thënë që do të ndajë paratë 100%, për Metën ka thënë se me një vendim qeverie e ka dhënë filan tokë, pra ka thënë gjëra konkrete, për Malaj thotë se ka disa fatura”.

Po sot në komision, socialistët hodhën poshtë propozimin e të djathtëve për shtyrje të afatit të punës së komisionit, pra u vendos përfundimi i punës së komisionit parlamentar të fajdeve, sot me datë 7 Korrik. Këmbënguljes së deputetit Dajçi, sipas të cilit ligji nuk përcakton afat për punën e komisionit hetimor parlamentar, të djathtët i shtuan pretendimin se:

Besnik Mustafai: “Zoti Fino kërkojë mirëkuptimin tuaj dhe në një farë mënyre vë në provë sinqeritetin e angazhimit tuaj në këtë proces hetimor, lidhur me nevojën për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni”.

Administratorët e firmës më të madhe piramidale “Vefa” dhe 18 politikanët e thirrur në cilësinë e dëshmitarëve, kanë afat të dëgjohen sot nga antarët e komisionit deri në orën 12, ditë ku mbyll punimet komisioni i fajdeve./tvklan.al