Prokuroria e Dibrës merr të pandehur 4 ish-zyrtarë
Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për dosjen e famshme 184 duke marrë të pandehur katër persona. Sipas Prokurorisë, Robert Aga që mbante postin e shefit të Komisariatit të Dibrës do të përballet në gjykatë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Me të njëjtën akuzë do të përballet edhe ish-Drejtori i Arsimit në këtë qytet Drini Gjeci si dhe Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrativë Tomin. Ndërkohë një tjetër zyrtar i bën nën akuzë është edhe Hasan Hoti, por për këtë të fundit hetuesit kanë ngritur akuzën e kanosjes në zgjedhje.
Ndërkohë për pjesën tjetër të personave nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi dhe Afrim Mikli, është kërkuar pushimi i çështjes. Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.
Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë. Në fund SPAK e la në kompetencë të Prokurorisë Dibër.
Tv Klan