Ora 18 00 shënoi mbylljen e procesit të votimit në 5 njësitë vendore ku sot u garua për zgjedhjen e krerëve të rinj lokale, të cilët do të zëvendësojnë drejtuesit e mëparshëm vendore, të mandatuar si deputete në zgjedhjet e 28 Qershorit.

Në minibashkinë numër 10 në kryeqytet, bashkinë e Klosit, atë të Fushe-Arrzit, dhe komunat e Fierzës e Otllakut, zgjedhësit iu drejtuan 65 qendrave të votimit.

Deri në mesdite pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e ulet por gjatë orëve të pasdites është vënë re një interesim më i madh i qytetareve. Në të 5-ta këto njësi vendore zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe pa probleme.

Ina bojaxhi: “Kanë votuar rreth 185, presim ende votues sepse do dhe 10 minuta dhe më pas do të mbyllim qendrën e votimit. Kemi pasur kartat e identitetit dhe pasaportën, nuk kemi pasur probleme si me votuesit ashtu dhe me pjesëmarrësit e komisionit”.

“Në qendrën e votimit 1994, votimet kanë kaluar normalisht. Deri tani nuk ka pasur asnjë lloj problemi, pjesëmarrja ka qenë deri tani që po flasim me juve është 288 persona që i bie afërsisht të 40% duke marrë parasysh dhe forcat që nuk marrin pjesë në qendrën e votimit”.

Në gare morën pjese vetëm tre subjekte PD, LSI dhe Partia e Punës se Shqipërisë e Riorganizuar, e cila ka garoi me një kandidat në Otllak të Qarkut të Beratit. PS dhe aleatët e saj i bojkotuan këto zgjedhje./tvklan.al