Shënohen incidente të vogla dhe akuza mes partive
Në rrethana të veçanta në kohë pandemie është mbajtur procesi zgjedhor për kryetar komune në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.
Lëvizja Vetëvendosje, dega në veri të Mitrovicës, ka dorëzuar në PZAP ankesën për thyerje të heshtjes zgjedhore nga Lista Serbe, pasi sipas tyre, kreu i partisë ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë kandidatin e tyre. Ndërsa një komisionere e LVV-së është shoqëruar në polici, pasi që dyshohet se ka prishur procesin zgjedhor.
Edhe në Podujevë janë vërejtur parregullsi të vogla, si fotografim vote, por që menjëherë është lajmëruar policia. PDK akuzoi LDK-në dhe LVV-në se po u bëjnë presion votuesve. Edhe kandidatët që synojnë të qeverisin me Podujevën kanë hedhur votën e tyre.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komunave mbahen pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre dy komunave për shkak të posteve që kanë marrë në qeveri.
Tv Klan