E njohur në vite si një nga këngët simbol të grupit korçar “Lira” ‘Dua më shumë Shqipërinë’ vjen në një tjetër formë përmes interpretimit të Riad Bashit, djalit nga Shkodra, njërit prej talenteve të Gjeniut të Vogël.
Si Riadi gjithnjë në kërkim të interpretimit më të arrirë dhe nxjerrjen në pah live të zërit virtuoz, janë edhe të gjithë konkurrentët e Gjeniut të Vogël që nga teatri i TV KLAN, tashmë kanë kaluar mese gjysmën e javëve të konkurrimit.
Në të katër skuadrat përkatëse, pas përkushtimit për një javë të tërë me repertorin e përzgjedhur fëmijët e Gjeniut kanë mbërritur të përcjellin jo vetëm për publikun e sallës emocionet e një konkurrimi të vërtetë.
Si gjithnjë repertori me këngë shqiptare zë pjesën e Luanit, duke i lënë radhë edhe këngëve të njohura, të cilat vijnë edhe në provën e producentëve, të përgatitura vetëm pak orë para spektaklit.
Konkurrimi në vetvete, përveç interpretimit pjesë kulmore ka vlerësimin me pikë, aty ku ndodh që fëmijët edhe të kundërshtojnë.
Robert Alia: “Nuk më dhe emocioni që duhej të më jepje”.
“Çfarë kisha mangësi përveç emocionit tënd?”
Por jo vetëm konkurrim. Gjeniu i Vogël është një arenë spektakli, ku fëmijët e trupës së baletit Spektër ngjiten në skemë përmes kërcimit pjesë të ndryshme nga repertori botëror. Si kjo tango.
Kejsi Tola, një nga ish-konkurrueset e Gjeniut të parë, tregon për këtë konkurs tashmë nga këndvështrimi i një këngëtareje profesioniste.
Kejsi Tola: “Ka një kujtim shumë të bukur dhe që e mban mend përgjithmonë. Mendoj se në atë moshë që unë kam kaluar, kujtimi më i bukur do të jetë Gjeniu.”
Për ta mbyllur spektaklin e tetë të Gjeniut të Vogël u ngjit në teatrin e Klan edhe këngëtari Shpat Kasapi në një interpretim me të gjithë fëmijët e Gjeniut./tvklan.al