Një natë e tërë kushtuar këngëtarit të madh italian Albano Carrisi dhe fëmijëve të Gjeniut të Vogël, të cilët ndryshe nga javët e tjera kishin si bashkudhëtar në këtë spektakël të madh njeriun që endi një epokë në muzikën italiane.

Ardhja e Albano-s në skenën e Gjeniut të Vogël ishte arsyeja pse mbrëmja e pestë e këtij spektakli nuk ishte një konkurrim, por iu kushtua krejtësisht këngës dhe show-t të fëmijëve në krah të këngëtarit të madh.

Juria, nga ana e saj, dha vetëm gjykimet për performancat individuale të këngëtarëve të vegjël. Gjykime të cilat nuk munguan as nga kantautori italian.

Repertori i spektaklit përmblidhte hitet më të suksesshme të muzikës italiane, por interpretimi i një prej këngëve më të bukura shkodrane “Asaman, trëndafili çelës” nga Riad Bashi dhe i ati, emocionoi edhe më shumë Albano Carrisin.

Për t’i dhënë një tjetër ngjyrë spektaklit, kolonë e këtij baleti të grupit spektër dhe Albi Nako Dance është kënga “Bambini”.

Laura Gjipi i futi të gjithë në ëndrrën e saj, teksa këndoi këngën, “Nel Sole”, një nga interpretimet më të vështira dhe më të hershme të këngëtarit italian.

Tri javë me Albano ishte në studion e Kanale 5 me fëmijët e Xherri Skotit, në spektaklin “Io Kanto”, ku ashtu si tek Gjeniu i Vogël.

Tri këngë të Albanos do të shënonin mbylljen e spektaklit Gjeniu i Vogël, “Il Mio Koncerto per te”mbi muzikën e Cajkovskit, “E la vita mia” dhe e famshmja që ngriti peshe popujt që lanë pas komunizmin “Liberta” këtë herë bashkë me fëmijët shënoi dhe mbylljen e një nate të madhe të Gjeniut, kushtuar këngëtarit të madh, një kujtim i paharrueshëm jo vetëm për këngëtarët e vegjël të Gjeniut por edhe publikun që kishte mbushur teatrin e Klan, si dhe teleshikuesit./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani