Më shumë largime se sa afrime në Superligë
Gjithsej në Superligë ka patur 106 lëvizje në merkaton e dimrit, ku 58 janë largime dhe 47 afrime.
Një fakt që bie në sy është se klubet kanë preferuar më shumë të largojnë lojtarë sesa të forcojnë ekipin.
Kukësi bëri lëvizjet në momentet e fundit të merkatos për të vijuar garën drejt objektivit, titullin kampion.
Skuadra që kryeson renditjen afroi ganezin Godberg Cooper. Sulmuesi 22-vjeçar u transferua nga skuadra zviceran Schaffhausen, duke firmosur deri në verën e 2021.
Në kohë limit regjistroi edhe Lufëtari 8 afrimet e merkatos së Janarit, pasi ishte i bllokuar nga FIFA për shkak të borxheve.
Gjirokastritët arritën marrëveshjen me brazilianin Marco Aurelio për pagat e prapambetura, duke i hapur rrugë federimeve të futbollistëve.
Përveç Flamurtarit, të gjitha skuadrat e tjera janë përforcuar. Klubi vlonjat u bllokua nga FIFA për shkak të pagave të prapambetura me lojtarë të sezoneve të kaluara.
Tv Klan