Vetëm në mesnatë pritet të fillojë procesi i numërimit të votave në qendrat e numërimit në Tiranë. Në qendrën 49 dhe 50 përkatësisht tek shkolla “Musine Kokalari” dhe shkolla “Vasil Shanto”, sipas kryetarëve të komisioneve zgjedhore të administrimit zgjedhor, në këto dy qendra i gjithë procesi po ecën normalisht dhe grupet e numërimit janë gati për të nisur këtë proces, i cili do të shpallte ftuesit e zgjedhjeve.

Gëzim Çekrezi: “Procesi është duke u zhvilluar normalisht në mënyrë të qetë dhe të saktë. Janë për tu falënderuar komisionerët e qendrave të votimit si dhe grupet e ngritura për marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore nga komisionet e qendrave të votimit. Pothuajse jemi në përfundim të marrjes së kutisë së fundit me materialet zgjedhore nga qendrat e votimit.”

Ismet Beqiraj: “Deri tani çdo gjë është në rregull konform ligjit, kod zgjedhor dhe akteve ligjore të komisionit qendror. Këtu janë siç po shikoni kanë ardhur të gjithë qendrat e votimit, janë 65 qendra votimi dhe kanë sjellë materialet e votimit. Ne deri tani kemi marrë mbi 52 kuti votimi të cilat janë gati për numërimin e tyre.”/tvklan.al