Gjysma më e mirë e shenjës së Luanit është Ujori. Meri Shehu shpjegon për “Rudina” në Tv Klan se lidhja mes këtyre dy shenjave fikse është kombinimi i dashurisë me arsyen, dhënies dhe marrjes. Por, vetëm njëra prej tyre arrin të dominojë në mënyrë të fshehtë dhe të zgjuar marrëdhënien.

Meri Shehu: Luani kombinon shumë mirë me Ujorin, e thamë që janë dy shenja të qëndrueshme që shkojnë mirë, plotësohen. Luani është shenjë e dashurisë, e shkëlqimit, e gëzimit në vija të përgjithshme kurse Ujori duket më social, më neutral, më inteligjent madje Ujori e plotëson me inteligjencë Luanin. Jo se Luani nuk është inteligjent, por Luani është një nga shenjat që zhgënjehet dhe mashtrohet më kollaj nga të gjithë sepse është si ajo buzëqeshja e diellit që edhe një re po t’i dalë përpara humbet vitalitetin, të paktën në syrin tonë, jo se dielli nuk është aty por që vishet me shumë gjëra të panevojshme dhe shpeshherë duket sikur Luanët janë fëmijë dhe mund t’i gënjesh me një akullore.

Megjithatë Ujori i jep inteligjencën, i jep socializimin që Luani të dalë nga egocentrizmi i vet që është vetëm ai në qendër të vëmendjes dhe duhet të bëjë ai edhe dhuratat kur i bën siç i do Luani, jo siç i duan të tjerët dhe kur i duan të tjerët. Pra Luani është i dashur, Ujori është njeri social. Luani është për vete, Ujori është për të tjerët. Por në thelb, Ujori të gjitha këto i bën për veten e vet që të gjitha këto t’i kthehen në kënaqësinë e egoizmit të vet. Është më egoist edhe se Luani, por është më inteligjent.

Sipas astrologes, kombinimet më të këqija për Luanin janë Akrepi dhe Peshqit./tvklan.al