Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Cërrik në lagjen nr. 2, pallati 52 ku banorët e të cilit tregojnë se një 40-vjeçare që jeton në katin e 5-të, ka probleme të shëndetit mendor dhe i bie me çekiç derës së fqinjit, Sokrat Kosturit që ka shtëpinë ngjitur. Madje fqinja problematike e ka ofenduar dhe kanosur.

Sokrati thotë se prej një viti e gjysmë është larguar nga shtëpia që e ka dhënë me qira. Nga ana tjetër, qiramarrësi ka qëndruar vetëm dy muaj, pasi Anisa Qyrdedi e ka bërë të pamundur jetesën e tij normale.

Qytetari: Pse i bie derës sime ti?

Anisa Qyrdedi: M’u zhduk andej!

Qytetari: Moj ça ke me mua, pse i bie derës moj? Unë jam në shtëpinë time, në rehatin tim. Pse i bie derës ti? Çfarë do nga mua tani?

Anisa Qyrdedi: Mua turinin mos ma bëni, se jua fus këtë mu në fyt, mu në b*thë që të dyve!

Qytetari: Moj po na bie shumë në qafë ti neve!

Anisa Qyrdedi: Unë po ju bie juve në qafë?

Qytetari: Po më hyn në hak, moj!

Qytetarja: Kati hapu, Kati kshu.. ça ke moj goce, ça ke?

Qytetari: Moj ça ke ti, moj? Mbush mirë ti, moj?

Qytetarja: Po ça ke, moj gocë?

Qytetari: Dëgjon moj? Po na bie shumë në qafë neve ti.

Anisa Qyrdedi: Hajde më ha m*tin ti tani!

Qytetarja: Ta hajmë ne moj goce, mos ki merak!

Qytetari: Pse të hajmë m*tin tat ne?

Anisa Qyrdedi: M’u zhdukni! Se do ju fus një grusht të dyve!

Qytetarja: Atë mbaje për vete ti, dhe mos shaj njerëzit!

Qytetari: Merr policinë, merr policinë në telefon!

Qytetarja: Ja, tani!

Banorët e pallatit thonë se Anisa duhet të vizitohet që t’i bëhet një vlerësim mjekësor e të sistemohet në një institucion mjekësor./tvklan.al