Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj ka siguruar edhe dëshminë e Gjergj Zaharias, ish-vjehrrit të Princ Lekës. Ai ka deklaruar në Polici se nuk e ka goditur i pari, duke vënë theksin dhe tek fakti se është i moshuar.

Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur”, mësohet të ketë thënë 71 vjeçari.

Ndërkohë ish-bashkëshortja e Princit, e cila po ashtu ka bërë një kallëzim në komisarit, është shprehur: Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur.

Deklaratat e tyre janë terësisht kontradiktore me atë të Princ Lekës, i cili e përshkroi situatën si një sulm fizik ndaj tij në momentin që po takonte të bijën, Princeshën Geraldinë. (Lexo më shumë)

Policia në njoftimin zyrtar thotë se kallëzimi për dhunë është kryer nga të dyja palët. Pritet që të zbardhet e vërteta mbi ngjarjen aspak të zakontë./tvklan.al