Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili qarkullonte me armë pa leje. I arrestuari është Nael Shala

alias

Fatri Krasniqi, nga Kavaja.

Gjatë kontrolleve të uniformave blu në aksin Golem-Durrës, ai u kap në Plepa duke udhëtuar si pasagjer në një makinë tip Benz. 35-vjeçarit Shala iu gjet një pistoletë Berata me 17 fishekë, të cilat u sekuestruan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/tvklan.al