Eno Bozdo: “ Jam këtu për të treguar sot të vërtetën mbi parkun energjetik të Porto Romanos, masterplani i të cilit u miratua para 2 ditësh në mbledhjen e KRRT-së. Dje zoti Rama në një prononcim të tij publik e sulmoi këtë projekt nëpërmjet argumenteve të gënjeshtërt me një gjuhë manipulative dhe për mendimin tonë në një përpjekje qesharake për të shmangur vëmendjen e opinionit publik mbi humbjen e tij në zgjedhje dhe të Partisë që ai ende kryeson. Sidoqoftë kemi detyrimin publik për të bërë transparencë mbi këtë proces. Së pari projekti për ngritjen e portit energjetik në Porto Romano është një projekt i cili daton që në vitin 2003. Në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian ka një park energjetik dhe jo vetëm në vendet e Bashkimit Evropian, por në të gjitha vendet e botës nuk gjendet qoftë edhe një vend i vetëm, i cili nuk prodhon energji nga TEC-et të cilat funksionojnë me qymyr.”/tvklan.al