Në paraqitjen e saj të parë në fushatën e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris, ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, u kërkoi amerikanëve të jepnin votat e tyre për të  duke mbrojtur vendin nga “rreziqet” që vijnë nga Donald Trump.

Duke folur në një tubim në qytetin jugor të Miçiganit, Kalamazoo, Obama bëri gjithashtu dallime midis dy kandidatëve për karakterin personal.

“Shpresoj se do të më falni që jam pak e frustruar që disa prej nesh po zgjedhin të injorojnë paaftësinë e madhe të Trumpit, ndërkohë që i kërkojnë Kamalës të na mahnitë në çdo hap. Jam e zemëruar që ne jemi indiferentë ndaj sjelljes së tij të çrregullt, shëndetit të tij mendor të dobët, historisë së tij si një kriminel. Më besoni, nëse Donald Trump do të jetë përsëri president, në një moment apo në një tjetër, kjo shëmti do të prekë të gjithë jetën tonë”.

Pjesa më e madhe e fjalimit të saj u përqendrua se si një administratë nën drejtimin e Trump mund të ndikojë në të drejtat e abortit.

“Kush mund të mendojë se ky njeri do të kujdesej më shumë për burrat dhe djemtë tanë më shumë se Kamala Harris? Dhe pyetja që bëj është se kush mendoni se mund të kujdeset më shumë për shëndetin riprodhues të grave? Nëse nuk i bëjmë këto zgjedhje siç duhet, gruaja juaj, vajza juaj, nëna juaj, ne si gra do të bëhemi dëm kolateral i inatit tuaj”.

Në një ngjarje tjetër në Michigan, Donald Trump u bëri thirrje votuesve myslimanë ta mbështesin atë.

Duke folur në tubim Trump tha se ishte takuar me grup imamësh vendas, duke argumentuar se ai meritonte mbështetjen e votuesve myslimanë, sepse ai do t’i jepte fund konflikteve dhe do të sillte paqen në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, liderët e komunitetit mysliman në të njëjtin shtet mbështetën Donald Trump.

Sondazhet tregojnë se kandidatja demokrate dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris me një epërsi të vogël ndaj kandidatit republikan Donald Trump. Harris kryeson me 48%, Trump me 47%. Nga fundi i Gushtit, Harris ishte pothuajse katër pikë përqindje përpara Trumpit, por ditët e fundit, ky diferencë është ngushtuar.

Ndërkaq edhe aktori i njohur hollivudian Leonard DiCaprio ka shprehur publikisht mbështetjen për Kamala Harris. për shkak se ajo ka mbrojtur kauzat mjedisore, për të cilat DiCaprio është i angazhuar personalisht.

Klan News