Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i ka dhënë sot Medaljen e Nderit, pas vdekjes, ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut.

Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit të kësaj ministrie thuhet se kjo medalje, Cukut i jepet me motivacionin:

“Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”

.

Artan Cuku, u ekzekutua më 8 Prill të këtij viti në hyrje të pallatit ku banonte nga 24 – vjeçari Mikel Shallari, i arrestuar tashmë nga policia.

Në karrierën e tij 16 – vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, Cuku mbajti disa pozicione të rëndësishme, si Drejtor i Policsë së Vlorës dhe Nëndrejtor i Policisë së Tiranës./tvklan.al